Në komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ndër të tjera u mbajt sot një seancë dëgjimore për raportin vjetor të veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale gjatë vitit 2022.
Gjatë kësaj seancë, deputeti demokrat Saimir Korreshi ngriti një shqetësim që shkaktoi jo pak të qeshura në sallë. Korreshi sheh shqetësuese telefonat që bëjnë kompani të ndryshme që bëjnë promocione për dyshekë.
“Nuk e di, a ju kanë marrë ju në telefon, na grinë ata të dyshekëve nëpër telefon. Edhe, vdiqa mor burrë i dheut.
Këta të telefonisë, a mbajnë ndonjë përgjegjësi? Për dyshekët, na grinë në telefon. E shoh që marrin për kategori të caktuara, për grupmosha të caktuara, për qytete të caktuara.