Një 32-vjeçar në Mat ka përdorur lavazhin e tij për të kamufluar tregtinë e lëndëve narkotike. Rasti është zbuluar nga policia dhe i riu është vënë në pranga.
Policia njofton se 32-vjeçari kishte marrë me qira ambientet e një lavazhi dhe shpërndante kokainë.
Së bashku me të është vënë në pranga dhe një punonjës.
Ndërkohë pronari i lavazhit të marrë me qira është proceduar në gjendje të lirë, pasi iu gjet një pushkë sportive gjatë kontrollit të policisë.
Policia ka gjetur dhe sekuestruar dhjetëra doza kanabisi, një sasi kanabisi gati për paketim, doza kokaine, targa automjetesh shqiptare dhe të huaja që dyshohet se 32-vjeçari i përdorte për të kryer veprimtarinë kriminale, duke i vënë në mjete të ndryshme.
/a.r