I ftuar në Spotlight me Alban Dudushin, Roland Bejko, tashmë ish-kandidat për Bashkinë e Tiranës, pranoi se mund të kandidojë për kreun e Partisë Demokratike vetëm në dy raste.
Bejko deklaroi se diçka e tillë mund të ndodhte vetëm në rast se e kërkonte baza demokrate ose ndërkombëtarët.
“Do ta ndërmerrni një hap të tillë vetëm në dy raste. Në rastin kur do ma kërkonin demokratët, pra baza e Partisë Demokratike. Nuk më pëlqen të jem përfaqësues i ndonjë elite dhe të jem peng i ndonjë elite, qoftë kjo brenda apo jashtë Partisë Demokratike. E dyta kandidimin edhe në rast se partnerët ndërkombëtarë do ma kërkonin këtë gjë, që unë të isha në garë.”
/a.r