Fredi Bejleri është transferuar ditën e djeshme nga paraburgimi i Vlorës për në paraburgimin 313 në Tiranë. Sot pritet të zhvillohet në GJKKO seanca e rivlerësimit të masës së sigurisë “Arrest me burg”, e dhënë nga gjykata e Vlorës një ditë përpara zgjedhjeve lokale.
Avokati Redi Ramaj është shprehur se në bazë të ligjit Beleri sot mund të marrë një masë më të butë.
I ftuar në Euronews Albania, ai theksoi se jemi para faktit që Beleri është fitues i një bashkie, e për pasojë mund të marrë masën e sigurisë, ‘detyrim paraqitje’ ose ‘arrest shtëpie’
“Ligji thotë se kur ka personalitet dhe jemi para faktit se ai është fitues i një bashkie të Shqipërisë, mund të kemi një masë më të zbutur. Do të jetë një masë e zbutur dhe më pas do të filloj hetimi. Pasi të mblidhen provat do të vendoset nëse do të dënohet apo jo”- tha ai.
/a.r