Liderët e G7 i dërguan një mesazh të fortë Rusisë duke ftuar Volodymyr Zelensky në Hiroshima, megjithatë përveç Kremlinit zyrtar, një tjetër rival që mori vëmendje të madhe në këtë samit ishte Kina.
Më i ashpër në retorikën e tij ka qenë kryeministri britanik, Rishi Sunak, sipas së cilit Kina përbën “sfidën më të madhe të epokës sonë”, për shkak se gjithnjë e më shumë po bëhet autoritare brenda, por edhe jashtë vendit. Pjesa më e rëndësishme e mesazhit të tyre u përqendrua në atë që ata e quajtën “shtrëngim ekonomik”.
Bëhet fjalë një veprim balancues për G7. Nëpërmjet tregtisë, ekonomitë e tyre janë bërë pazgjidhshmërisht të varura nga Kina dhe kjo marrëdhënie varësie është parë si një nga problemet që do duhet t’i gjendet një zgjidhje sa më e shpejtë në kohë.
Ata kanë nisur gjithashtu një “platformë koordinimi”. Kjo është një kornizë e re për t’iu kundërvënë përdorimit të praktikave ndëshkimore tregtare për qëllime politike, siç ka bërë së fundmi Kina. Ndërsa është ende e paqartë se si kjo do të funksionojë saktësisht, ka të ngjarë që vendet që ndihmojnë njëri-tjetrin duke rritur tregtinë ose financimin për të zgjidhur çdo bllokim të vendosur nga Kina.
G7 gjithashtu planifikon të forcojë zinxhirët e furnizimit për mallra të rëndësishme si mineralet dhe gjysmëpërçuesit, dhe të forcojë infrastrukturën dixhitale për të parandaluar hakerimin. Kjo do të thotë se palët do të punojnë së bashku për të siguruar që teknologjitë e tyre, veçanërisht ato të përdorura në ushtri dhe inteligjencë, të mos përfundojnë në duart e “aktorëve keqdashës”.
Shtetet e Bashkuara tashmë po e bëjnë këtë me ndalimin e eksporteve të çipave dhe teknologjisë së çipave në Kinë, së cilës i janë bashkuar Japonia dhe Holanda. G7 po bën të qartë se përpjekje të tilla jo vetëm që do të vazhdojnë, por do të rriten, pavarësisht protestave të Pekinit.
Megjithatë, kur u prezantuan politikat e reja ekonomike, pjesa më e madhe e deklaratave të tyre nuk iu drejtuan në mënyrë të drejtpërdrejtë Kinës, në një përpjekje të dukshme diplomatike për të mos përkeqësuar marrëdhënien.
Vlen të theksohet se përgjigja nga Kina nuk ka munguar. Ajo duket se po kërkon të krijojë aleancat e saj me vende të tjera dhe në fund të javës së kaluar, sapo filloi samiti i G7, ajo priti një takim paralel me vendet e Azisë Qendrore.
Ende nuk është e qartë nëse plani i G7 do të funksionojë, por ka të ngjarë të mirëpritet nga ata që kanë bërë thirrje për një strategji të qartë për të trajtuar shkeljet e Kinës.
G7 përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Franca, Italia, Japonia dhe Bashkimi Evropian.
/a.r