Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim shtetasin Namik Pelivani, administrator i subjektit ndërtues “Pelivani” shpk, i akuzuar për “Mashtrim”. Nga hetimet ka rezultuar se i pandehuri nuk ka respektuar kontratën që, nëpërmjet një ndërmjetësi, kishte nënshkruar me disa familje për të shfrytëzuar truallin ku ishin ndërtuar shtëpitë e tyre për ndërtimin e një pallati në zonën e Unazës së Re, në Tiranë.
Në Mars 2015, pjesëtarë të këtyre familjeve kallëzuar administratorin Namik Pelivani për mashtrim, pasi më parë ishin ngjitur, në formë proteste publike, në tarracën e pallatit që po ndërtohej prej tij në truallin ku më parë ishin shtëpitë e tyre.