Pesë persona janë arrestuar në kryeqytet nga policia gjatë një aksioni të koduar “Kodra e Diellit 2”, të cilët ishin përfshirë në shpërndarjen dhe shitjen e kokainës.
Të arrestuarit janë Donald Muhamuçi 31 vjeç, Ermal Lamaj 39 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe Kostaq Murtaj 29 vjeç, Olsi Mylka 34 vjeç, dhe Shemsi Proda 30 vjeç, të tre banues në Sarandë.
Këta persona u kapën në rrugën “Rrapo Hekali” me 2.3 kg kokainë brenda një çante e ndarë në 2 pako.
Nga hetimet rezulton se 5 të arrestuarit siguronin kokainë në sasi të mëdha dhe më pas e shisnin atë rreth 30 mijë euro kg, në vende të ndryshme në Tiranë.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
/a.r