Partia Demokratike i përgjigjet me të “njëjtën monedhë” kërkesës së PS-së për përjashtimin 10 ditë nga Kuvendi të 3 deputetëve të PD-së, me akuzën për dhunë të përdorur një ditë më parë në Kuvend. Burime të besueshme bëjnë të ditur se në diskutimet që po bëhen në grupin parlamentar të PD-së, që është mbledhur disa minuta më parë me dyer të mbyllura në selinë qëndrore të kësaj force politike, një nga artikulimet që është bërë është edhe kërkesa për përjashtim nga Kuvendi për 10 ditë dhe të kryeministrit Edi Rama dhe deputeit socialist Erion Braçe, me akuzën se “kanë ofenduar rëndë deputetët e opozitës”.