Kuvendi i Kosovës ka nisur nën masa të rrepta sigurie senacën për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Në garë janë Rafet Rama dhe Hashim Thaçi, por me shumë gjasa kreu i PDK pritet të zgjidhet në krye të shtetit, pasi kandidati tjetër është formal, për respektimin e procedurës.
Zgjedhja e presidentit është pika e vetme e rendit të ditës në seancën e sotme.
Para deputetëve u lexua nominimi për kandidimin e Thaçit.
Formalisht u lexua nominimi edhe për kandidatin tjetër Rafet Rama.
Në seancë janë të pranishëm edhe deputetë të opozitës. Kreu i Vetëvendosjes Visar Ymeri dha një deklaratë për mediat ku tha se do të vijojnë të kundërshtojnë votimin e Thaçit jashtë dhe brenda sallës së Kuvendit.