Disa fshatëra në perëndim të shtetit hindus të Gujaratit ua kanë ndaluar vajzave dhe grave beqare përdorimin e telefonave celularë privat, me arsyetimin se kjo pajisje i shpërqëndron ato nga mësimet. Dy fshatëra në distriktet Mehsana dhe Banaskantha në Gujarat kanë fuqizuar këtë ndalesë gjatë javëve të fundit, me më shumë fshatëra që po i bashkohen fushatës, ka njoftuar presidenti i distriktit Mehsana.
“Vajzat nuk studiojnë aq sa duhet sepse kanë telefona celularë dhe ato mund të futen në shumë situata të pakëndshme”, ka thënë ai. Kjo nuk është hera e parë që fshatërat në Indi kanë marrë këso vendimesh. Disa fshatëra në perëndim të shtetit të Biharit patën fuqizuar një vendim të ngjashëm para disa vitesh, duke thënë se telefonat celularë e “prishin atmosferën sociale”, duke bërë që femrat e reja të fshiheshin.