Tefta Malaj, 39 vjeçarja shqiptare e cila u plagos me thikë nga bashkëshorti i saj në ngjarjen e rëndë të ndodhur në 6 maj në Itali ku e vdekur mbeti edhe vajza e saj 16 vjeçare ka lënë spitalin. Mediat italiane kanë publikuar fotot ku shihet në një karrige me rrota.
Ndërkohë avokati i saj, i ka drejtuar një thirrje presidentit të Italisë, Sergio Mettarella të cilit i ka kërkuar që t’i japë nënshtetësinë 39 vjeçares, ndaj së cilës ka gjuhë urrejtje në rrjetet sociale.
“Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për të gjetur strehim të ri për Teftën larg Torremaggiore, ku ajo nuk dëshiron të kthehet të jetojë”- është shprehur avokati Michele Sodrio i cili merret me mbrojtjen e 39 vjeçares që u godit me thikë nga bashkëshorti i saj Taulant Malaj./m.j