Artan Muharremi, i njohur ndryshe “Luli”, është shpallur në kërkim nga policia spanjolle. 36 vjeçari me origjinë shqiptare akuzohet se është përfshirë në një vrasje në korrik të vitit të kaluar.
Deri më tani, në kuadër të operacionit “Kovac Dep”, janë arrestuar tre persona, dy prej të cilëve janë serb dhe njëri shqiptar. Muharremi u përfshi në një shkëmbim zjarri ku përveç vrasjes së një personi, një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë dhe tani është invalid i përhershëm.
Megjithatë, autoritetet vendase ende nuk i kanë përfunduar hetimet dhe janë në kërkim të një personi të katërt të përfshirë. Pikërisht autorin e të shtënave që lanë personin e paralizuar.
Bëhet fjalë për një shtetas shqiptar me pasaportë suedeze, 36-vjeçarin Artan Muharrremi ose i njohur me nofkën “Luli”. Vendndodhja e Muharremit nuk dihet aktualisht dhe dyshohet se po përdor dokumente false të Republikës Çeke, shkruajnë mediat e huaja.
Kujtojmë se ngjarjet ndodhën më korrik të 2022, kur pati një shkëmbim zjarri afër digës së Rules, në komunën e Orgivës në Spanjë. Në këtë konflikt u përfshinë dy organizata të trafikut ndërkombëtar të drogës. Pas të shtënave, një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur rëndë./m.j
#SUCESOS La Guardia Civil solicita colaboración ciudadana para localizar a un implicado en el tiroteo de Rules. Es albanés y le llaman Luli https://t.co/TnWvwltjHk a través de @COPE pic.twitter.com/Xa6NfkjhhF
— Cope Motril (@Copemotril) May 18, 2023