Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, ka shpërthyer kundër qytetarëve të Tiranës, të cilët votuan për Erion Veliajn si kryebashkiak edhe për katër vitet e ardhshme.
“Pa u mbushur 10 ditë nga hedhja e asfaltit elektoral në njësinë 8 filloi të mbledhë ujë e të çahet. E gezofshin mashtruesin e Soros”, shkruna Malltezi, ndërsa ka postuar një foto.
“Një urim kam për të gjithë ata që e shitën votën apo votuan Veliajn. Ju shkoftë për qokë me fadromë, natën te pragu i shtëpisë e i nxjerrtë fëmijët jashtë në gaz lotsjellës”, shkruante Adriana Kalaja në rrjete sociale.
“Ju që adhuroni Suden, Çitjanet e Komandatit dhe Tallavanë, nuk e meritoni një lider si Prof. Dr. Sali Berisha që ju anëtarësoi në NATO e ju liberizoi vizat.
T’a gëzoni diktaturën”, vijonte më tej ajo.
Më pas ishte kandidatja për Këshillin Bashkiak, Keda Kaceli.
“Mendoja…ose mo mire e dini si o puna? Sot sfol do me asnji letraren e PPSH. Kshuqe…
Menojsha se Tirona meritojte me verte nji Belind. Po Tirona nuk qeka gati per nji cun zotni.
Tirones i ka hum zotnilliku dhe nuk ia njofin mo as eren zotnijve. Ne gjithnji kemi pas ne do kemi Zotin para cdo gjoje ju s’keni as dine as imon.
Ne pranej para jush jemi zotnilere. Ju si ne s’do bohi kurre!
Ju thojsha Tirona Be Lind se e besojsha me verte, po po me verte. Shume pri jush me pytshit mceftas, ne une ju thojsha Tirona Be Lind. Kaq.
Po Tirona sot humi nji Belind qe do ta qaje gjate. Shume gjate. Ju qe se votut ju shofte fara, ju qe e besut, qofshi beku!
Te jom mirenjoftese per zotnillikun mer cun zotni. Kryt nolt Belind Këlliçi”, shkruante ajo.
Për ta, fajin e ka populli. Ata nuk kanë asnjë faj, që populli nuk i voton./TemA
Mallkuar qofshi ju kurvat e grekut tradhetar qe na sillni grekun te pragu i shpis bashk me saliun gjeni atdhe se vec demokrat nuk jeni o te pa bes