Sali Berisha s’e ka mohuar mundësinë për të negociuar me Partinë Demokratike. Por kushti i tij është përjashtimin përfundimtar i Bashës dhe Alibeajt.
Ndaj këtij të fundit Berisha hodhi akuza se ka marrë sot 220 mijë euro, por pa faktuar apo shpjeguar më gjatë.
“Qëndrimi dhe deklarata ime është kjo: Dy persona janë të larguarnë mënyrë përfundimtare nga PD. Lul Brava dhe Ali Basha i cili mori vetëm sot shpërblim nga Edi Rama 220 mijë euro. PD është e hapur për të gjithë të tjerët për debate dhe negociata. Ky është qëndrimi ynë. POr dy pengje të Edi Ramës u përdorën në mënyrë të pamëshirshme për të goditur opozitën” – tha Berisha.