Moti i keq ka shkaktuar kaos në Itali, me viktima, të lënduar e përmbytje. Muaji Maj duket si një shtator i pazakontë.
Edhe pse shumë italianë e jo vetëm ishin përgatitur për fillimin e sezonit të verës duke frekuentuar plazhet që tani, moti ua ndryshoi planet. Në shumë zona të Italisë fqinje, ka përmbytje e stuhi që kanë tronditur shumë edhe turistët të cilët udhëtuan atje këtë muaj për të shijuar pamjen e detit apo asete të tjera historike.
Në TikTok, po qarkullojnë një sërë videosh të postuara nga këta turistë të cilët janë të zemëruar me atë që u ndodhi në Itali.
“Shkoni në Itali në Maj, thanë ata…” , shkruhet në njërën prej tyre. Ndërkohë, një tjetër përdoruese e TikTok, postoi një video të një stuhie të fuqishme gjatë pushimeve të saj në Bregun e Amalfit. Dhe në mes të gjithë kësaj, edhe Çmimi i Madh i Emilia-Romagna, i cili ishte planifikuar të zhvillohej në tre ditët e 19-21 Majit në qarkun e Imolas.
@lilsmackett no regrets… #italy #italyweather #travel ♬ suono originale – Lyrics.italia
/s.f