Avokati Saimir Vishaj ka folur pas pretencës së SPAK për të akuzuarit e aferës së inceneratorit të Elbasanit, mes të cilëve ish-ministri Lefter Koka, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako dhe 7 të akuzuarit e tjerë.
Sipas Vishajt, për herë të parë Prokuroria e Posaçme ka shkelur me të dyja këmbët parimin e “gjësë së gjykuar”, duke kthyer për gjykim një çështje që është gjykuar njëherë nga Gjykata e Elbasanit.
Ai shtoi gjithashtu se, nuk ka ndodhur asnjëherë që, për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, prokuroria të kërkojë katër vite burgim, duke e konsideruar një skandal.
“Për herë të parë Prokuroria e Posaçme ka shkelur me të dyja këmbët parimin e “gjësë së gjykuar”, pasi kjo çështje është gjykuar njëherë nga Gjykata e Elbasanit, por kjo nuk u mori parasysh.
Së dyti, nuk ka ndodhur ndonjëherë në rastet e akuzës së “shpërdorimit të detyrës”, por këtë herë Prokuroria e Posaçme ka bërë dallime, nuk ka kërkuar asnjëherë katër vite burgim. Ky është një skandal.”, deklaroi ndër të tjera në prononcimin e tij për mediat jashtë SPAK, avokat Saimir Vishaj.
/a.r