“Ja ikëm ne, por do vijë tjetri dhe do humbi sërish”. Kështu u shpreh Edi Paloka teksa foli për gazetarët në nisje të seancës parlamentare.
“Unë s’e kam fajësuar as Lulzim Bashën kur vinte puna tek vjedhja e votave nga Rama. Duhet të fillojmë të mendojmë për këtë vend se çfarë do të bëjmë. Do t’i vëmë shkelmin e fundit opozitës? Në botë diktatorëve edhe u janë bërë atentate ,Hitlerit etj. Edhe janë bërë revolucione” – tha Paloka.
Ai replikoi edhe me gazetarët: “Hajde bëje ti opozitën, e bën dot? Ta lej ty që nesër nëse jam une problemi” – tha Paloka.
Deputeti i Berishës u shpreh se personalisht nuk ndjen përgjegjësi për t’u larguar nga politika: “Të largohem unë? E vjetra jam unë? Unë s’kam qenë asnjë ditë në pushtet” – tha ai ndërkohë që është zotuar që në 2019 se do largohej nga politika.
Shih videon:
/a.r