Pas një periudhe pushimi për shkak të zgjedhjeve vendore, deputetët do të kthehen sot në sallën e Parlamentit më orën 10:00.
Në seancën e kësaj të Enjteje, janë vetëm dy projektligje për t’u miratuar, të cilat kanë të bëjnë me ratifikimin e marrëveshjeve për zhvillimin e integruar rajonal dhe ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna.
Por pritet që një pjesë e mirë e kohës së seancës parlamentare ta zënë edhe debatet në lidhje me zgjedhjet, për të cilat opozita ka ngritur pretendimet e saj.
/a.r