Gjenerali në pension i ushtrisë amerikane, Kevin Ryan, ka bërë një paralajmërim të frikshëm për vijimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës në një intervistë për Daily Mail.
“Vladimir Putin është tërbuar dhe ndoshta do t’i drejtohet armëve bërthamore kundër Ukrainës, pasi Kievi e poshtëroi atë duke i rrëzuar raketën hipersonike, e cila ishte vlerësuar nga Moska si e pandalshme”, tha Ryan.
Të martën, ushtria e Ukrainës pretendoi se rrëzoi 6 raketa hipersonike “Kinzhal”, vetëm pak ditë pasi SHBA tha se Kievi ka rrëzuar një raketë hipersonike duke përdorur sistemin amerikan të mbrojtjes, Patriot.
Ryan, i cili shërbeu si Shef i Shtabit të Komandës së Mbrojtjes Hapësinore dhe Raketore të Ushtrisë Amerikane, u shpreh se tashmë që edhe raketat “Kinzhal” po shkatërrohen në ajër, Putinit po i ikën situata tërësisht jashtë parashikimeve dhe paralajmëroi se mund të përdorë armët bërthamore.
“Putinit po i mbarojnë alternativat për ta çuar Ukrainën dhe Perëndimin drejt dorëzimit. Sulmet e vazhdueshme dhe bombardimet nga ajri e toka nuk kanë arritur atij t’i japin avantazh”, shtoi gjenerali.
/a.r