Partia Socialiste ka fituar shumicën e këshilltarëve në këshillin bashkiak të Tiranës pas numërimit të 941 kutive të votimit.
PS do të ketë 34 nga 61 këshilltarë që ka Këshilli, ndërkohë që në vend të dytë është renditur koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 15 këshilltarë.
Mandatet e Këshillit Bashkiak të Tiranës:
BF 15 mandate
PS 34 mandate
PR 1 mandat
PSD 3 mandat
PD 4 mandat
LZHK 1 mandat
PDIU 1 mandat
Nisma Thurje 1 mandat
Lëvizja Bashkë 1 mandat/m.j