Klasa që 24 orë më parë gumëzhinte nga zërat e fëmijëve, sot është bosh
Aty mbizotëron heshtja . Në orët e para të mëngjesit shokët dhe shoqet e klasës të Fatjonit, ndezën qirinj dhe vendosën disa buqeta me lule.
Fatjoni ishte një djali i urtë që nuk përzihej në konflikte
“Ishte një djalë i këndshëm shumë i sjellshëm nuk ka pas asnjë problematike. Unë e njihja prej 9 vitesh”, ka thënë një shoqe e Fatjonit.
“Ishte shumë djalë i qeshur, kur ishim të mërzitur përpiqej të na nxirrte nga gjendja”, është shprehur një shok klase i 15 vjeçarit.
Për Fatjonin foli edhe Drejtoresha e shkollës që e njihte atë prej kohës së kopshtit
“Ishte dalë shumë i qetë, Fatjoni është rritur në sytë e mi dhe e them me bindje se Fatjonin nuk e kam thirrur asnjëherë për ta qortuar për ndonjë gjë”, ka thënë drejtoresha.
Fatjon Bici u përcoll të mërkurën për në banesën e fundit mes lotëve të familjarëve të tij shokëve dhe shoqeve të klasës dhe qytetarëve të Gramshit.
/s.f