Fqinjët kanë rrëfyer ngjarjen e rëndë të ndodhur në Elbasan ku një grua mbeti e vdekur nga kunati i saj, i cili e qëlloi me sëpatë në mes të rrugës.
“Nuk bërititi ajo. Mua më thirri një komshie nga dritarja e bërtiti: “Po e therin oj Dije”. I thashë nuk të dëgjoja, vec e theri dëgjova. Almën e kam parë që kalon ndonjëherë me dele. Nuk dalin fort ata. U tronditëm. Është gjynah, goca e re. Pse ai që kanë futur në shtëpi e ka vrarë? Ai qenka katil”, tha një e moshuar.
“Unë dëgjova zhurmë dhe ajo gruaja kërkoi ndihmë, ujë. Dola unë, nxora ujë me kovë. Erdhi e mori vetë ajo. Kishte gjak nga surrati. Tjetra ishte shtrirë. Janë goca të mira, në punë të vet”, tha një tjetër grua./m.j