Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thirrur serbët në një tubim me 26 maj, në Beograd, për të njoftuar qytetarët për zgjedhjet që do të mbahen këtë vjeshtë, me gjasa në shtator.
Opozita në Serbi ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të brendshëm Bratislav Gashic, pas dy tragjedive që ndodhën në Serbi në fillim të majit, por Vuçiç është përgjigjur shkurt, duke thënë se puna e tij funksionon shkëlqyeshëm, por që opozitës “mund t’ua plotësojmë dëshirat edhe më shumë” duke e zëvendësuar të gjithë Qeverinë.
Ai po ashtu shtoi se pas disa ditësh nuk do të jetë më kryetar i partisë dhe se në tubimin e 26 majit do të flasë se si e sheh Serbinë në 10 vitet e ardhshme, dhe siç thotë, ai do të jetë në krye e shtetit.
“Serbia është një vend farsë dhe një fasadë e një demokracie që glorifikimin frikësimin”, shkruan Vela.
/s.f