Ilir Meta i është drejtuar selisë së Partisë Demokratike këtë të mërkurë për të zhvilluar një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Vizita e kreut të Partisë së Lirisë në selinë e PD vjen pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve, ku koalicioni “Bashkë Fitojmë” arriti të marrë vetëm 7 bashki nga 61 në total që ka gjithë Shqipëria, duke shënuar në këtë mënyrë një humbje shumë të madhe.
Sipas të dhënave, drejtuesit e koalicionit opozitar pritet të diskutojnë për hapat që do të ndjekin pas këtij rezultati zhgënjyes, ku më herët akuzuan dhe qeverinë se ka përdorur presionin, paratë e pista dhe krimin për të devijuar vullnetin e qytetarëve.
/a.r