Një polak është arrestuar nga policia tajlandeze me akuzën për vrasjen e të dashurës së tij ukrainase në një kompleks shtëpish luksoze në kryeqytetin e vendit, Bangkok. Tragjedia nuk ka mbaruar këtu.
Ai e ka copëtuar trupin e saj me sharrë elektrike, e ndërsa ajo që e zbuloi këtë makabritet ishte një kërkim që bëri në google. Një ditë pas ngjarjes, ai ka kërkuar në google Translate për të përkthyer fraza se si asgjësohet trupi nga anglishtja në tajlandeze, me qëllim që të kërkonte ndihmë.
Trupi i Alona Savchenko , 24 vjeç, u gjet brenda banesës me qira. Partneri i Jan Jerzy Lagoda-Filippou u arrestua ndërsa përpiqej të arratisej në Kamboxhia. Sipas informacioneve, 25-vjeçari, i cili akuzohet se ka vrarë dhe copëtuar të renë me sharrë elektrike , i ka kërkuar ndihmë një taksisti për zhdukjen e trupit të saj.
Ka qenë recepsionisti ai fillimisht që ka pikasur se diçka nuk shkonte. Kjo sepse e ka parë të riun në mëngjes teksa po dilte i vetëm nga apartamenti duke tërhequr me nervozizëm valixhen, teksa dridhej dhe dukej veçanërisht i shqetësuar. Ndërkohë, teksa po largohej nga ndërtesa, ndaloi në taksist i cili po ashtu kishte pikasur se diçka nuk po shkonte me klientin e tij. Shoferi, Surachi Sabaibag shkoi në hotel dhe tregoi se autori i kishte treguar këtë mesazh: “Kam nevojë për ndihmë për të hequr qafe një trup të vdekur” , mësohet të ketë shkruar ai në Google Translate.
Menjëherë pas dëshmisë së taksistit, punonjësit vrapuan në katin e 32-të, hynë në banesë dhe aty gjetën trupin e pajetë të Savçenkos.
/a.r