Damian Gjiknuri, Sekretari i Përgjithshëm i PS, në emisionin “Publikisht” në RTSH, ka komentuar edhe koalicionin Berisha- Meta, dhe pse koncesionet e tyre ndaj njëri- tjetrit, e dëmtuan këtë koalicion në zgjedhje.
“Mesazhi që dha kryeministri Rama, se ju që nuk doni “non grata” mos dilni fare në votim, bërja e listës e këshillave bashkiakë, që qe një lloj koncesioni që i bëri Sali Berisha, Metës, për t’i marrë të drejtën e përfaqësimit, e dërrmuan PD-në”- komentoi Gjiknuri.
Lidhur me garën për Bashkinë e Elbasanit, drejtuesi politik i PS-së në këtë Qark, Gjiknuri, u shpreh se kandidati i koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi, ishte një kandidat i fortë politik.
“Duke qenë se pati barrën kryesore, i’u desh të merrte koston e koaliciaonit. Njerëzit vlerësonin dhe besonin tek binomi bashki-qeveri, pasi qytetarët duan që projektet të ecin para. Ne kemi bërë një fushatë shumë të mire. PD-në nuk e pash të strukturuar. Kjo i la shumë mbrapa. Kjo vjen edhe për shkak të gabimeve të hershme. Pra ka humbur funksionimin si parti. I duhet patjetër një rithemelim, pasi me këto personazhe që u panë vështirë të jap një përfundim”- tha Gjiknuri.
/a.r