Në emisionin “Open” Jonila Godole ka debatuar ashpër me analistin Arion Sulo lidhur me rezultatin e zgjedhjeve, duke u ndalur tek humbja e opozitës.
Gjatë fjalës saj Godole ka bërë përgjegjësin kryesor për humbjen e opozitës, ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa shtoi se PD duhet të ishte organizuar shumë kohë më përpara.
Jonila Godole: Nuk je këtu për të bërë zhurmuesin. Një person që ka qenë për 32 vite në politikën ne e dimë që një lider politik që ka qenë si një oktapod, që i ka të gjitha llojet e pushteteve. Për të lloj lidershipi po flas unë. Për këtu që kanë kapur të gjitha pushtetet dhe gjithashtu drejtësinë. E nis me lidershipin e vjetër dhe nuk përmend non-gratan.
Arion Sulo: Si mund të fusim në një thes ideatorin, ushtruesin, lojtarin , zbatuesin, dhe këta që janë të vjetër të pareformuar dhe të themi që problemi zgjidhet duke hequr mëkatarët.
Jonila Godole: Elektorati futi persona të caktuar, unë po përpiqem të lexoj votën e elektoratit në mënyrë objektive. Le të shohim kë ndëshkoi elektorati
Arion Sulo: Cila ishte opozita reale? Kush e bëri këtë? Këtë e bëri kryeministri dhe ti më merresh mua. Pra kush ishte opozita kryesore më 14 maj dhe përse asaj opozite, i hoqe financimet, logon të gjitha?
Jonila Godole: Një nga arsyet është që zoti Berisha është edhe problemi kryesor përse opozita shqiptare ndodhet sot në këtë situatë.
Arion Sulo: Duhet të merremi me autorin.
Jonila Godole: Kush e çoi PD në këtë gjendje?
Arion Sulo: Mund të thuash që Berisha nuk e bashkoi.
/a.r