Kryetari i KQZ ka nxjerrë numrat e mandateve për këshillat bashkiakë që kanë arritur të fitojnë partitë politike në vend.
Celibashi tha se PS ka marrë deri më tani numrin më të madh të këshilltarëve bashkiakë, 761 deri më tani, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka arritur të marrë 291 mandate dhe PD 119 mandate.
“Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka fituar 291 mandate për anëtarë të këshillave bashkiakë. PD ka fituar 119 mandate për Këshilltarë. PDIU 28 mandate për këshillat bashkiakë. Partia Lëvizja e Legalitetit 22. PS 761. PR 31 mandate. Partia e Unitetit kombëtar 3 mandate”, është shprehur Celibashi.
Kujtojmë se zgjëdhjet e 14 majit u fituan nga PS, e cila arriti të marrë shumicën e bashkive, ku në 54 prej tyre fituan kandidatët socialistë për kryebashkiakë./m.j