Plot 500 kilogram kanabis sativa janë bllokuar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në pikën kufitare të Kapshticës nga policia.
Lënda narkotike, e cila është një prej sasive më të mëdhaja sekuestruar gjatë muajve të fundit, u gjet në një kamion me targa shqiptare që ishte nisur drejt Greqisë.
Policia ndërkohë ka arrestuar drejtuesin e mjetit, shtetasin me inicialet Eldi Zahri 38-vjeç, nga Durrësi.
Mësohet se policia kishte siguruar informacione në rrugë operative për trafikimin e drogës dhe e kontrolloi në mënyrë të imtësishme kamionin me targa AA 312 MY. Gjatë skanimit, u konstatua droga që ishte fshehur në një hapësirë të modifikuar.
Lënda narkotike ishte ndarë në 474 qese, me peshë totale 500 kilogram.
Aktualisht policia po punon për identifikimin dhe prangosjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë linjë trafiku. Nuk dihet ende se nga cila zonë e Shqipërisë vinte droga që u tentua të trafikohej në shtetin helen.