Të paktën nëntë persona u vranë sot gjatë një atentatit të dyfishtë kamikaz kundër një vendi të shenjtë shiit në veriperëndim të Bagdadit, njoftoi policia irakiane.
Një përgjegjës i policisë njoftoi se “dy kamikazë që mbanin breza me eksplozivë u hodhën në erë para një vendi kulti shiit në lagjen Choula, duke vrarë të paktën nëntë pesona dhe plagosur 22 të tjerë, mes të cilëve edhe anëtarë të policisë”.
Burimet mjekësore konfirmuan këtë bilanc të atentatit të dyfishtë, që ende nuk është marrë përsipër nga ndonjë grup radikal.