Në zgjedhjet vendore të zhvilluara ditën e dielë, koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ arriti të merrte vetëm 7 bashki. Kjo ka bërë që shumë qytetarë të djathtë të revoltohen dhe të reagojnë kundër ndarjes së demokratëve në dy pjesë.
Madje, njëri prej tyre ka telefonuar në emisionin “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën”, duke thënë se pas kësaj humbje të thellë Sali Berisha duhet të jap dorëheqjen.
“E djathta që është e përçarë, është e përçarë nga ideja e Sali Berishës. E djathta që është e ndarë të bashkohet. Të gjitha ato parti që s’kanë asnjë vlerë të bashkohen dhe të zgjedhin një njeri tjetër. Rama, Saliut, Metës, të djathtës, i ka dhënë një dhëmb të fortë, edhe të shkojë Saliu të marri kërrabën dhe gunën, siç i çonte Enver Hoxha çoban. Se të tillë e bën vendin ata, demokratët na telendisën, na vranë me njëri-tjetrin. Saliu të japi dorëheqjen sa më parë”, u shpreh qytetari.
/a.r