Kundërshtari i Erdogan në këto zgjedhje në Turqi është optimist sa i takon rezultatit përfundimtar.
Kemal Kilicdaroglu shkroi në Twitter se fjala e fundit i takon kombit.
Siç u shpreh, ai do të jetë gati për raundin e dytë të zgjedhjeve.
“Jam këtu. Ju betohem që do të fitojmë në raundin e dytë. Shoqëria ka nevojë për ndryshim,” – tha Kilicdaroglu ndërsa përplaste duart mbi tavolinë.