Armando Subashi, kandidati i Partisë Socialiste që fitoi mandatin e tretë në bashkinë e Fierit u takua me rivalin e tij të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Edvar Kodheli.
Ai deklaroi gjatë përshëndetjes me të se do i dëgjoje vërejtjet e tyre.
Armando Subashi fitoi me një diferencë të madhe në Fier, ku mori 34979 vota ndërsa kandidati i Bashkë Fitojmë Evdar Kodheli ka marrë 9970 vota. Kandidatja e Partisë Demokratike ka marrë në total 5493 vota./m.j