Pas përfundimit të numërimit në disa prej bashkive ku tashmë janë shpallur fitues kryebashkiakët e rinj, ka nisur puna për numërimin e votave për Këshillin Bashkiak.
Konkretisht numërimi për ‘parlamentet vendore’ ka nisur në Bashkinë e Fushë Arrëzit, në Vorë, në Vlorë, në Tepelenë, në Libohovë, në Kolonjë. Ndërkohë ka nisur numërimi edhe në bashkitë e mëdha si Elbasani, Tirana,,
Në Pustec ka mbaruar numërimi, ku 5 mandate i ka marrë PS, 4 mandate për BF, 1 PAA, 1PDS, 1 PSD dhe 3 mandate Aleanca Maqedonasve për integrimin Europian./m.j