Kandidatja e Partisë Demokratike në Vaun e Dejës, Klomentina Drini, ka hedhur akuza kundër Gazmend Bardhit, duke deklaruar se ai ka lobuar kundër saj. Sakaq, ajo ka dhënë një mesazh për drejtuesit e Bashkisë Demokratike të Shqipërisë, për të lëshuar karriget, që të ndryshohet mënyra e drejtimit të Partisë.
Sakaq, Drini ka thënë se PD-ja është vetëm një dhe ajo e Ilir Metës.
“Unë falenderoj të gjithë mbështetësit e mi dhe votuesit e mi. Falenderoj stafin tim që kanë qene suportuesit e mi, të gjithë anëtarët e Vaut të Dejës për mikëpritjen. Falenderoj të gjithë banorët e kësaj bashkie. Po ashtu i uroj suksese Kristian Shkrelit dhe uroj ta menaxhoj në mënyrën e duhur për të mirën e kësaj bashkie. Kam dhe një mesazh për drejtuesit e Bashkisë Demokratike të Shqipërisë: ‘Herë të tjera kur t’i nxirrni kandidatët, i mbështesni deri në fund dhe mos i prini në besë natën e fundit siç keni bërë gjithmonë. Kjo nuk është Partia Demokratike që duam. Partia Demokratike duhet drejtuar mbi bazën e parimeve. Është më mirë të lëshoni karriget dhe të ndryshoni mënyrën e drejtimit të Partisë Demokratike, sepse rinia ka nevojë për shpresë’.