Top Channel ka mësuar për dërgimin e një letre, mbrëmjen e së enjtes, nga kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, duke marrë shkas nga zhvillimet e sotme në Parlament.
Ruçi kërkon me urgjencë mbledhjen e Byrosë parlamentare, për të marrë masa ndaj atyre që krijuan një situatë, siç e cilëson ai në letër “aspak të denjë për një Parlament”.
Po ashtu në letër, bazuar në nenin 65 të rregullores së Kuvendit, Ruçi kërkon ndëshkimin e deputetëve të opozitës, të cilën lëshuan vezë e fjalë të rënda fyese ndaj Kryeministrit dhe kabinetit qeveritar.
Ruçi kërkon përjashtimin nga punimet e Kuvendit të deputetëve Albina Deda, Genti Strazimiri dhe Bedri Hoxha.
Njoftimi zyrtar i PS
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ndjehet i keqardhur për ngjarjet e shëmtuara të ndodhura sot në sallën e seancave plenare nga deputetët e Partisë Demokratike. Të gjithë shqiptarët e panë se si fajtorët për keqqeverisjen 8-vjeçare të Shqipërisë dhe shqiptarëve bllokuan punimet normale të Parlamentit me të gjitha mjetet jo ligjore dhe aspak parlamentare madje duke përdorur hedhje te sendeve apo vezëve ne drejtim të Kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit qeveritar.
Prandaj, bazuar në nenin 65 të Rregullo
Këta deputetë, në mënyrë të pa
Kjo sjellje e padenjë e tyre, shoqëruar edhe nga anëtarë të
GRPS kërkon që ndaj këtyre deputetë