Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, ka dhënë një prononcim të shkurtër në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve lokale në bashkinë e Tiranës.
Braimllari theksoi se e rëndësishme është të mbyllet me sukses procesi dhe të numërohet çdo votë. Ai shtoi se duhen pritur raportet e komisionerëve për shkeljet që janë konstatuar që më pas të jepet një opinion në lidhje me procesin dhe rezultatin.
“Do presim të përfundojë komplet procesi, pastaj do kemi një koment për rezulatin. Është e qartë situata me probleme në proces, por do të bëhet një analizë e kësaj situate dhe pastaj do të ketë një qëndrim. Po u certifikua rezultati ne do të shikojmë shkeljet që janë bërë dhe raportet e komisionerëve për të folur për këtë gjë. Ajo që është e rëndësishme që të numërohet çdo votë kjo është ajo që duhet të bëjmë tani.
Shkeljet që janë bërë janë shumë, duke filluar që nga mosfunksionimi i pajisjes së identifikimit në grup, votimet familjare dhe shumë të tjera”, tha Braimllari.
/s.f