Fredi Beleri i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka fituar mandatin për të drejtuar Himarën për 4 vitet e ardhshme.
Pas rezultatit, Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka dhënë një pronocim për mediat, ku ka thënë se kjo nuk është një fitore, por një triumf dhe se Beleri shumë shpejt do të jetë në krye të Bashkisë Himarë pasi të lirohet.
Vangjel Dule: Nuk është fitore, është një triumf. E dinim dhe e prisnim. Për një moment u duk para një furturne të paprecedentë. Populli i Himarës foli, triumf për Belerin. Një faqe e re po hapet për Himarën. Beleri do të jetë shumë shpejt në krye të detyrave të veta. Populli e liroi, me lirimin nga Gjykata do të jetë në krye të bashkisë. E mori vesh lajmin.
/a.r