Votuesit e djathte janë ndarë qartazi mes koalicionit mes Berishës e Metës dhe Partisë Demokratike. Rezultatet e 14 majit në tre bashkitë ku numërimi elektronik mundësoi rezultat e para zyrtare, e dëshmojnë qartësisht këtë qasje.
Kjo do të thotë se votuesit opozitarë e kanë refuzuar lidhjen aspak kimike mes Sali Berishës dhe Ilir Metës.
Në një vështrim të thjeshtë, votat e kandidatëve në Elbasan, Kamëz dhe Vorë nuk përputhen gjëkundi me votat për koalicionin.
Edhe pse jo fitues në garën për kryetar bashkie, në Elbasan Luçiano Boçi mori 26,826. Por koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë gjysmat e votave të tij, vetëm 13,728 sipas të dhënave të KQZ.
Po ashtu në Vorë Indrit Hoxha mori 3,471 vota, por në këtë bashki Berisha dhe Meta morën 2,178.
Sa i përket Kamzës Arjan Hoxha, kandidati i koalicionit në fjalë mori 16,341 vota edhe pse të pamjaftueshme për të fituar mandatin si kryebashkiak. Por votat për këshillin për ‘Bashkë Fitojmë’ janë vetëm 11,391. Pra rreth 5 mije vota më pak.
a.rada / javanews