Kandidati socialist Rakip Suli ka fituar me 10 mije vota me shume perballe kandidatit te Berisha-Metes ne Kamze, Arjan Hoxha.
Partia Socialiste ka fituar thellë në Kamëz, me 60.65 përqind të votave, ndërkohë që kandidati I Berishës ka marrë vetëm 35.11 % të votave.
Prej disa minutash ka filluar festa në Kamëz, aty ku falë votimit elektronik rezultati i zgjedhjeve pritet të shpallet pas pak.
Duket se në disa nga 133 qendra votimi që janë në total rezultatet kanë dale në favor të kandidatit të Partisë Socialiste Rakip Suli, i cili garon për një mandate të dytë si kryebashkiak.
Ne qendër të Kamzës janë mbledhur qytetarë të shumtë sikurse duket edhe në pamje, të cilët brohorasin me flamuj në dorë e ndezin fishekzjarrë.
Ndërkohë në terren ndodhen forcat e FSHN për të ruajtur rendin mes simpatizantëve./m.j