Dekriminalizimi, Kuvendi hedh poshtë kërkesën e demokratëve
Drejtoria Juridike e Kuvendit ka hedhur poshtë kërkesën e Partisë Demokratike për votimin e Ligjit për Dekriminalizmin jashtë rendit të ditës. PD kishte kërkuar miratimin me urgjencë në seancën e sotme të Kuvendit, duke kërcënuar se do të kishte pasoja të rënda nëse nuk realizohej kërkesa e tyre.
Drejtoria Jurdikike e sheh kërkesën e opozitës në kundërshtim me Nenin 28 të Rregullores së Kuvendit.