Deri në orën 17:00 kanë votuar 34, 54 për qind e qytetarëve. Të dhënat përditësuara nga KQZ vijnë nga 2268 qendra votimi, nga 5211 në total.
Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, deri më tani numri i qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës është 661257 nga 1914576 zgjedhës në listën e QV të raportuara.
Këtë 14 maj, qytetarët u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e bashkive si dhe anëtarët e këshillave bashkiakë për 4 vitet në vijim./m.j