Analisti Frrok Çupi nga Elbasani këtë të dielë ku shqiptarët po zgjedhin kryebashkiakët e rinj është shprehur se opozita, e cila prej kohësh ka qëndruar në stol pritje nuk është shumë e përfshirë në fushatë.
Çupi ka theksuar se opozita edhe pse është mundur që të shfaqet në një pozicion të fortë është ajo që nuk shkon të votojë duke bërë që edhe në këto zgjedhje të mos shkojmë shumë përpara me pjesëmarrje.
Gjithashtu analisti ka theksuar se me kandidatin e Himarës që u burgos për krim elektoral tashmë dyshja e Koalicionit Bashkë Fitojmë ka ndikuar shumë në prishjen e imazhit dhe në uljen e numrit të zgjedhësve.
“Kam parë që opozita pjesa e PD-së dhe ajo e Foltores nuk kanë qenë të gatshëm për votime. Ka një kohë të gjatë që PD ndodhet në stol për zgjedhje dhe i duhet shumë kohë për të marrë veten dhe për të zgjuar militantët e vet. Opozita megjithëse është shfaqur në pozicion shumë të fortë nuk shkon që të votojë siç është dhe vetë lidershipi i PD-së në 24 orët e fundit është parë se pjesa e e demokratikës është goditur nga lajmet që vijnë nga Himara.
Kjo është një sfidë që bëhet në emër të lirisë dhe demokracisë. Të dy përfaqësuesit e koalicionit Meta dhe Berisha vendosën një kandidat që është tashmë i burgosur për krim elektoral dhe më parë ka qenë i burgosur për ceshtje etninë shqiptare. Besoj se kjo ka ndikuar shumë dhe mund të ketë ndikuar në uljen e numrit të zgjedhëzve për ndikimet”, ka thënë Çupi
Ndër të tjera ai ka bërë edhe një paralelizëm me zgjedhjet që po zhvillohen në Turqi, duke theksuar dhe faktin se Shqipëria është një vend aleate besnike me perëndimin.
“Janë dy fokuse shumë të rëndësishme një në Ankara dhe një në Tiranë, ku atje votohet për presidentin e republikës ndërsa te ne pasha e zgjedhjeve qëndron se Shqipëria është një aleate besnike e perëndimit dhe besimi se në Shqipëri do të ketë aleancë dhe bazë për të mbështetur perëndimin. E dyta është se e bën të rëndësishme se siç thotë perëndimi është dita që ne ndahemi me të shkuarën. Herë pas here e kemi përdorur këtë term po realisht është krijuar një pikëpyetje e madhe për perëndimin nëse do të ndahemi nga e shkuara. Sot po votojmë për të rënë në gropë dhe jo për të bërë aq shumë saç thuhet për të bërë përpara”, ka thënë ai./m.j