Një djalë 22-vjeçar ka kërcënuar dhe më pas ka rrahur 17-vjeçaren për shkak se ajo i kishte kërkuar ndarjen, pasi nuk ishte dakord me kërkesat e të riut për të kryer marrëdhënie seksuale me të.
Ka qenë nxënësja ajo që ka raportuar ngjarjen dhe policia e Qipros ka arrestuar të riun.
Ai shkoi në shkollën e ish të dashurës dhe e rrahu keq, duke e bërë për spital. Ai i theu edhe telefonin celular.
Policia pas denoncimit siguroi një urdhër arresti, e gjeti djalin të mbyllur në apartamentin e tij, e më pas e arrestoi atë.