Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi ka dalë përmes një deklarate në selinë rozë, që në emër të Partisë Socialistëve t’u bëj thirrje qytetarëve të marrin pjesë në votime.
Ajo theksoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet t’u kërkojë ndjesë publike qytetarëve të cilët u detyruan të largohen nga qendrat e votimit në mëngjes, për shkak të problemeve teknike.
Por Ilirjan Celibashi ishte në konferencë shtypi teksa denoncoi Muzhaqi dhe u pyet menjëherë nga gazetarët.
“Patjetër që është përgjegjësi e KQZ. S’ka arsye që ta ketë qeveria ku bën pjesë zonja”, u përgjigj Celibashi.
/a.r