Në një prononcim për mediat, ka folur personi të cilin deputeti demokrat Edmond Spaho e tërhoqi sot nga krahu, brenda qendrës së votimit në Zvezde të Korçës.
Ai u shpreh se është votues dhe se deputeti e mori zvarrë për ta nxjerrë jashtë duke e kërcënuar.
-Çfarë ndodhi?
Qytetari: Vjen Edmond Spaho, na merr zvarrë dhe na nxjerr jashtë.
-Kë mori, ty?
Qytetari: Mua e ca të tjerë.
-Pse, kishte ndonjë arsye?
Qytetari: Pse rrini këtu, ne ishim në radhë këtu për të votuar.
-Jeni votues?
Qytetari: Po, votues jemi. Ne ishim këtu në rresht. Ne votuam si iku Spaho. Ça duan deputetët këtu që vijnë e na kërcënojnë ne?!
-Të kërcënoi?
Qytetari: Ça?! Më tërhoqi zvarrë mo!
-Po ju votuat?
Qytetari: Po si s’votuam? Pse atë do pyes unë?! Po pres motrat dhe vëllezërit të vijnë, se nuk mund të dëgjoj të shara unë prej deputetëve. Shajti, si s’shajti! Na ndërpresin…
-Si quheni?
Qytetari: Unë Mondi, na turpëroi dhe emrin, ma vodhi!
Kujtojmë se për këtë incident ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e policisë. Ky rast ka ndodhur pasi përfaqësuesit e opozitës kanë pretenduar se PS ka futur njerëz brenda qendrës së votimit për t’u bërë presion qytetarëve për votën.
/a.r