Në Bashkinë Dimal, vijon të ketë probleme me pajisjet elektronike të identifikimit.
Në qendrën e votimit numër 3486, dy orë pas nisjes së procesit rë votimit ende nuk ka votuar asnjë qytetar.
Problemi me pajisjet është deleguar që në orët e para të mëngjesit, ku është thënë se do të ofrohet shërbim për rregullimin e pajisjeve por ende pa rezultat.
Qytetarët që janë paraqitur për të votuar janë kthyer në shtëpi për t’u rikthyer sërish më vonë.
Problemet me pajisjet elektronike dhe moti me shi janë bërë shkak i pjesëmarrjes së përgjysmuar të qytetarëve në votime në krahasim me zgjedhjet e mëparshme.
/s.f