Rrëzimi i dy avionëve të kompanisë “Malaysia Airlines” është planifikuar dhe kryer me urdhër të Putinit.
Kështu pretendon një ekspert aviacioni.
Amerikani Jeff Wise thotë se Putin ka dhënë urdhër për rrëzimin e dy avionëve që morën jetën e dhjetra njerëzve.
Eskperti shkencor dhe teknologjik Wise thotë se zhdukja e MH17 në korrik të 2014 mund të ketë lidhje me zhdukjen e mëparshme të avionit tjetër Malaysian Airlines Boeing 777-200.
Wise i cili ka mbuluar në kanalin CNN ngjarjen e zhdukjes së MH370, e bëri deklaratën e tij pas publikimit të një raporti të grupit investigativ me bazë në Britaninë e Madhe, Beelingcat.
Bellingcat përdori mediat sociale dhe burime të tjera online për të ekzaminuar rrëzimin e MH17 që ra në Ukrainë pasi ishte nisur nga Kuala Lumpur drejt Amsterdamit.
Bellingcat në fund të hetimit të saj thotë se “sulmi mund të jetë kryer me një predhë Buk-M1 nga brigadat ruse në Ukrainë”.
Nga rrëzimi i avionit vdiqën 283 pasagjerë 15 pjesëtarë ekupazhi.
“Përgjegjësia e rrëzimit të MH17 mund të jetë e Rusisë, pasi ai është goditur nga një armë me të ciëln vepron vetëm ushtria ruse”, thuhet në raportin e Bellingcat.
“Ne nuk e dimë motivin e Putin për rrëzimin e këtij avioni, por ndoshta Putin ka ndjerë se kishte arsye të mjaftueshme për ta rrëzuar”, vijon raporti.