Gjykata e Vlorës vendosi masën e sigurisë arrest me burg për Fredi Belerin, kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë për bashkinë Himarë, i cili u arrestua një ditë më parë për shitblerje votash.
Pas vendimit të gjykatës së Vlorës, Beleri u transportua në Tiranë pasi çështja ndaj tij është marrë përsipër nga SPAK, institucioni që ka nën juridiksion krimet zgjedhore.
Ministria e Jashtme greke ka reaguar në lidhje me vendimin e gjykatës së Vlorës për të lënë në burg kandidatin për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri. Përmes një deklarate zyrtare Ministria e Jashtme greke bën me dije se nëse provat për arrestimin e Belerit nuk janë të pakundërshtueshme, atëherë kemi të bëjmë me një rast skandaloz.
/s.f