Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në kuadër të kontrolleve në hyrje/dalje, të bazuara në analizën e riskut, me fokus parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, shtetasin nga Egjipti, H. A.
Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën të fshehura në trup dhe në çantë, 16 000 dollarë dhe 2000 euro, para të cilat tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, strukturat hetimore të DVP Tiranë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. A., 37 vjeç, banues në Egjipt.
Shuma e parave iu sekuestrua 37-vjeçarit, në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/a.r